Sun. Oct 4th, 2026

Tahiri kërkon miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në dy lexime


Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka bërë thirrje që Kuvendi i Kosovës ta përfundojë nesër procesin e miratimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke e votuar atë në të dyja leximet.


Në reagimin e tij të publikuar në Facebook, Tahiri ka vlerësuar se miratimi i ligjit duhet të shërbejë si hap i parë drejt një angazhimi më të gjerë institucional për ruajtjen dhe mbrojtjen e historisë së luftës çlirimtare, raporton Insajderi.


Ai ka apeluar te deputetët që çështja të mos trajtohet përmes përplasjeve politike, ndërsa gjatë shqyrtimit të dytë të merret parasysh me kujdes çdo amendament që mund të propozohet.


Tahiri ka kërkuar që procesi të zhvillohet pa vonesa apo manovra politike, duke theksuar: “Nesër nuk duhet të bëhet lojë me asnjërin lexim”.

By admin

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *