Kryetari i Bashkisë së Tiranës: Erion Veliaj, ka publikuar në Facebook një letër nga burgu ku ka njoftuar se të Premten kishte në qeli një takim me ministrin e Drejtësisë, i cili ishte i deleguar nga kryeminstri Edi Rama.
Ky është shkrimi i plotë i Erion Veliajt:
“Dua të siguroj socialistët se unë nuk e gjuaj shtëpinë time socialiste me gurë, por as nuk lejoj të gjuajë me gurë askush mbi dinjitetin tim.
Unë vërtet kam më pak liri sesa Kryeministri, por kam shumë herë më tepër dinjitet se ai.
Refuzoj haluçinacionet bolshevike që unë kam organizuar ose financuar protestat dhe e gjithë e vërteta e takimit me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, është kjo letër e shkruar me dorën time.
Sfidoj Kryeministrin e vendit të nxjerrë një provë të vetme për aludimet e protestave.
Ndryshe ik!
Letra e plotë:
E premte, ora 22:30�
Toni Gogu vjen në takim pas 20 muajsh.
TG: R ka bërë transferimin, urdhër që ky nga konvikt duhet të bëjë burg tamam dhe që personalisht është marrë dhe me lejen për spital, lejet për takime, deri te aksesi tek miqtë e familja.
R ka bypass TG dhe ka urdhëruar vetë transferimin e izolimin me këto 3 kërkesa:
- Prano përfshirjen me Flamingot – Studentët ose do të shtohen akuzat për “prishje të rendit kushtetues” nga burgu e do bësh 100 vjet burg në 313 e 302.
- Hiq dorë nga bashkia TR dhe delegoje (te Arbër Hajdari).
- Mos u këshillo më me Plarent Ndrecën.”
Gjithashtu edhe avokati i Veliajt ka konfirmuar se të Premtën pas orës 22h Ministri Drejtësisë Toni Gogu ka vizituar Veliajn në burg, ishte i veshur sportiv me një kapel në kokë dhe vizita e tij nuk ishte regjistruar në librin e vizitave, në burgun e Fierit ku po qëndron kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

