Mon. Oct 12th, 2026

E sulmon pas emisionit, sot përjashtohet nga televizioni

Një ngjarje ka ndodhur mbrëmë në Tv Dukagjini, ku pas emisionit Dueli Sportiv, panelisti Liridon Leci ka sulmuar fizikisht Edonisa Aliun ish futbolliste.

Sot ka reagur menjëherë drejtori informativ i Rtv Dukagjinit duke treguar se Liridonin kanë perjashtuar nga ky televizion;

REAGIM

Miq te televizionit Dukagjini, mbreme (11.10.2026), pas perfundimit te emisionit “Dueli Sportiv” ka ndodhur nje incident ne mes te panelistit te rregullt te emisionit “Dueli Sportiv” Liridon Leci dhe mysafires ne emision Edonisa Aliu (ish futbolliste).

Pas analizimit te te gjitha rrethanave te kesaj ngjarje, Tv Dukagjini ka vendosur qe te shkepuse menjehere bashkepunimin me Liridon Lecin.

Situata te tilla jane te papranueshme per Televizionin Dukagjini dhe emisionin “Dueli Sportiv”.

Me rastin tani po merren organet e rendit dhe drejtesise te cilat presim t’i sqarojne te gjitha rrethanat. Nderkohe, Tv Dukagjini ofron bashkepunim te plote me organet ligjzbatuese.

Sinqerisht,

Dibran Istrefi – Drejtor i Informacionit/Tv Dukagjini