Në Serbi sot po zhvillohet përsëritja e votimit në 53 vendvotime, pas zgjedhjeve të mbajtura më 25 tetor.
Sipas të dhënave të publikuara, gjithsej 24.438 qytetarë kanë të drejtë vote në këto vendvotime, të shpërndara në 24 qytete dhe komuna të vendit.Procesi zgjedhor ka nisur në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 20:00.
Përsëritja e votimit nuk përfshin të gjithë territorin e Serbisë, por vetëm vendvotimet ku është vendosur që procesi të zhvillohet sërish.Rezultatet e këtij votimi pritet të kenë ndikim në përmbylljen e procesit zgjedhor dhe përcaktimin e rezultateve përfundimtare.

