Çfarë tregojnë shifrat? Debati për numrin e votave të shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare në Serbi po merrë vëmendje, me pretendime se në vitin 2020 shqiptarët kishin marrë më shumë vota sesa në vitin 2026.
Megjithatë, sipas shifrave të paraqitura në këtë krahasim, në vitin 2020 lista shqiptare kishte marrë 26.437 vota, ndërsa në vitin 2026 ka marrë 27.670 vota (99% të numëruara)
Kjo do të thotë se në vitin 2026 janë regjistruar 1.233 vota më shumë për listën shqiptare. Edhe pjesëmarrja e përgjithshme në zgjedhje paraqitet më e lartë në vitin 2026.
Në vitin 2020, në votime morën pjesë 3.221.908 qytetarë, ose 48,93% e votuesve, ndërsa për vitin 2026 janë raportuar 4.269.403 votues, me dalje prej 68,81%.
Këto të dhëna tregojnë se pretendimi se lista shqiptare kishte marrë më shumë vota në vitin 2020 nuk mbështetet nga shifrat e paraqitura. Por duhet bërë dallimi mes votave të marra nga një listë zgjedhore dhe numrit të përgjithshëm të shqiptarëve që kanë votuar.
Gjithashtu duhet të dijmë se Albin Kurti 2026 doli fitues kundrejt Gent Cakës 2020 ish Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, (i cili atëherë ishte ai që kontriboi për ti bërë shqiptarët bashkë), sepse një parti shqiptare atëherë nuk ishte pjesë e listës së përbashkë (PDSH e Ragmi Mustafës) por në vitin 2026 u bashkangjit në këtë listë.

