Sonte, në ambientet e PVD-së, u nënshkrua marrëveshja në mes të Partisë për Veprim Demokratik dhe Aleancës për Luginën për udhëheqjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Duke pasë parasysh rëndësinë e institucionit të vetëm që përfaqëson të gjithë shqiptarët që jetojnë në Serbi, e veçanërisht në Luginë të Preshevës, bashkimi i forcave mes PVD-së dhe AL-së në këtë momentum politik ishte i domosdoshëm.Në këtë garë, kandidat i listës tonë të përbashkët për kryetar të KKSH do të jem unë.Me zotimin që, punët nisura nga mandati tashmë i përfunduar, të vazhdojmë t’i përfundojmë me sukses.
Avancimi i pozitës dhe realizimi i të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë do të jetë interes i yni i përbashkët në këto zgjedhje, të cilat do të mbahen më 8 nëntor të këtij viti.Nisur nga kjo, në frymën e bashkëpunimit të qëndrueshëm e të mbështetur në mirëbesim, të dy subjektet nënshkruese do të marrim përgjegjësi të përbashkët dhe respektim të ndërsjellë.Kjo marrëveshje parasheh arritjen e synimeve të përbashkëta, që janë në interes të pakicës më të diskriminuar në Serbi, asaj shqiptare.
Enkel Rexhepi- Kryetar i KNSH- së

