Sot, në organizim të Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës, zhvillova një bashkëbisedim me studentë nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci.
Gjatë këtij takimi u diskutua për pozitën dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës, si dhe rëndësinë e rolit të të rinjve në zhvillimet e ardhshme.Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe zgjedhjeve të së dielës në Serbi, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci në procesin zgjedhor, ushtrimin e së drejtës së votës dhe përfaqësimin e tyre demokratik.
Falënderoj Parlamentin Studentor të UP dhe të gjithë studentët pjesëmarrës për kontributin e tyre në këtë bashkëbisedim!
Shaip Kamberi!

