Shkruan: Astrit Gashi- Shkup
Kualicioni Shwiptar i Luginës për 2300 vota vota nuk e mori mandatin e 3 – të
Në zemër të një sistemi armiqësor dhe nën presionin e vazhdushëm të shtetit serb, Koalicioni Shqiptar i Luginës dëshmoi se kur shqiptarët lënë anash ndarjet dhe bëhen bashkë, fuqia e tyre politike shumëfishohet.
Ky bashkim historik solli rreth 10 mijë vota më shumë se zakonisht, duke kapur shifrën e 27,656 votave reale (që me bonusin ligjor prej +35% për pakicat shkojnë në mbi 37,300 vota llogaritëse) dhe duke siguruar 2 mandate të forta parlamentare.
Kjo ndodhi përballë një Serbie që vazhdon të prodhojë të njëjtën politikë, pavarësisht nëse në pushtet vijnë strukturat e vjetra apo fasada të reja “studentore” që nuk ndryshojnë as një milimetër nga qëndrimi shovinist ndaj Kosovës.
Këto zgjedhje shënuan një tërmet të vërtetë në skenën serbe. Pionierët e regjimit gjenocidal të Millosheviqit morën ndëshkimin e merituar: “Slloba i vogël”, Ivica Daçiq, u bë humbësi më i madh i mbrëmjes. Me vetëm 91,389 vota (2.18%), ish-ministri i Millosheviqit pësoi një rënie katastrofale prej mbi 150 mijë votash, duke mbetur jashtë parlamentit pasi nuk arriti dot as të kalonte pragun.
Nga ana tjetër, Aleksandar Vuçiq, edhe pse ruajti një bazë prej 1,647,767 votash (39.34%), u përmbyt nga vala e pakënaqësisë popullore. Për shkak të daljes masive në zgjedhje, votat e opozitës dhe të pakënaqurve u derdhën masivisht te Lëvizja e Studentëve (“Studentët Fitojnë”), të cilët kapën 52.47% (2,198,031 vota), duke i dhënë një goditje të fortë monopolit absolut të regjimit të tij.
Pse u la në tavolinë mandati i tretë?
Në llogaritë e ftohta të politikës, mandati i tretë u la në tavolinë për vetëm 2,300 vota.
Kjjo vjen si pasoje e spastrimi administrativ dhe pasivizimi i adresave: Fushata tinëzare e Beogradit për fshirjen e adresave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë la pa të drejtë vote mijëra bashkatdhetarë tanë. Sikur Luginës të mos i ishte bërë ky pastrim etnik administrativ, rezultati do të ishte me se paku 6 deputet!
Qeveria e Shqipërisë duhet të zgjohet nga gjumi! Tirana zyrtare po shkel hapur Nenin 8 të Kushtetutës, i cili e obligon shtetin shqiptar të interesohet dhe të mbrojë të drejtat e bashkëkombësve të tij jashtë kufijve. Lugina nuk ka nevojë për fjalë boshe e telegram ngushëllimi, por për mbështetje diplomatike, financiare dhe institucionale të pakushtëzuar.
Mandati i tretë u la në tavolinë kësaj radhe, por kambanat e alarmit kanë rënë për shqiptaret !

