Në Preshevë po qëndron ish deputetja e PS- së, tashmë deputete e pavarur e parlamentit të Shqipërisë Marjana Koçeku.
Takimin me të e ka bërë të ditur kryetari i Alternativës për Ndryshim dhe deputet i sapo zgjedhur në parlamentin serb- Visar Memeti:
Sot, së bashku me Leventin dhe Fitoren, patëm kënaqësinë të mirëpresim në një takim deputeten e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, znj.Marjana Koçeku , e cila na përgëzoi për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare.Gjatë takimit, e njoftuam nga afër me situatën aktuale politike në Luginën e Preshevës, si dhe me pozitën dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët në këtë rajon.Theksuam rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm me institucionet e Republikës së Shqipërisë, në funksion të mbështetjes së të drejtave dhe interesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

