Thu. Oct 22nd, 2026

Myftiu Naim Tërrnava takon liderët e partive politike të Luginës së Preshevës

Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, Bashkësia Islame e Kosovës zhvillon një takim me kryetarët e partive politike shqiptare të Luginës së Preshevës.

Takimi synon të shërbejë si një mundësi për dialog, bashkëbisedim dhe shkëmbim mendimesh lidhur me zhvillimet aktuale politike, pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe sfidat me të cilat përballen ata në këtë periudhë.

Në fokus të diskutimit ishte rëndësia e përfaqësimit politik të shqiptarëve, ruajtja e unitetit dhe bashkëpunimit ndërmjet subjekteve politike, si dhe çështjet me interes të përbashkët për komunitetin shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

By admin

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *