Partia Demokratike Shqiptare dhe LPD-ja kanë dakorduar bashkëpunimin e tyre në kuadër të zgjedhjeve të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KNSH), duke shprehur gatishmërinë për të bashkërenduar angazhimet dhe iniciativat e përbashkëta.
Ky bashkëpunim synon të forcojë zërin përfaqësues të shqiptarëve dhe të kontribuojë në realizimin e prioriteteve të tyre në fushën e të drejtave dhe interesave kombëtare.
Lajmin e kanë bërë të ditur kryetarët e këtyre partive, Ragmi Mustafa dhe Shqiprim Musliu.

