Justina Shiroka-Pula është inauguruar zyrtarisht si presidente e Republikës së Kosovës, duke marrë detyrën nga ushtruesja e deritashme e postit, Albulena Haxhiu.
Ceremonia solemne është zhvilluar në Presidencën e Kosovës, në praninë e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, familjarëve të presidentes së re, si dhe mysafirëve vendorë e ndërkombëtarë.
Shiroka-Pula u zgjodh presidente një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës, ku mori 81 vota të deputetëve. Pas zgjedhjes, ajo bëri betimin kushtetues para Kuvendit, duke marrë kështu zyrtarisht mandatin 5 vjeçar presidencial.

