Para pak çastesh ka përfunduar mbledhja e Partisë Demokratike të Kosovës. Lideri i saj Bedri Hamza ka thënë se nuk do të takohet më me Albin Kurtin, por ka ftuar të gjithë opozitën të bëhen bashkë për ta ftuar seancën sot dhe për ta votuar edhe në lexim të dytë ndryshimin e ligjit për gjykatën speciale.
“Është qëndrim i përbashkët , është kërkesë që të thirret seanca dhe Ligji të kalohet në lexim të dytë. Nuk ka asnjë arsye, as procedurale, ligjore, e nuk duhet të ketë as politike, që Ligji të mos kalojë në lexim të dytë”, tha Hamza.

