Wed. Oct 7th, 2026

Mobilizohet Alternativa për Ndryshim

Kryetari i Alternativës për Ndryshim- Visar Memeti ka njoftuar përmes Facebookut se sonte është mbajtur mbledhja e radhës e nëndegëve të partisë, ku pikë kryesore e diskutimit ka qenë mobilizimi për zgjedhjet e 25 Tetorit.

“Sonte mbajtëm mbledhjen e radhës me përfaqësuesit e nëndegëve të Alternativës për Ndryshim, ku diskutuam për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 tetorit dhe rëndësinë e këtij procesi zgjedhor për të ardhmen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.Në këtë takim u dakorduam që të mobilizohemi në të gjitha strukturat tona dhe të angazhohemi maksimalisht për një proces sa më të suksesshëm. Këto zgjedhje janë një moment i rëndësishëm për ne si shqiptarë, prandaj kërkojnë angazhim, përgjegjësi dhe unitet të të gjithëve.”- përfundon Memeti.

By admin

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *