🏻 Sapo kam nënshkruar vendimin për hapjen e konkursit për shkollim specialistik për 313 vende.🤩
Në më pak se katër vite, ky është konkursi i katërt për specializim.👉🏻 Prioritet u kemi dhënë lëmive deficitare dhe nevojave të institucioneve shëndetësore rajonale. Për herë të parë, Ministria e Shëndetësisë do të financojë edhe 20 vende për Mjekësinë Familjare
.✅Risi e këtij konkursi është poentimi përmes sistemit digjital. Kandidatët do t’i plotësojnë të dhënat në formë elektronike dhe sistemi do t’i përllogarisë pikët sipas kritereve të konkursit. Pas verifikimit nga Bordi, secili kandidat do të ketë qasje në pikët e veta.🔜 Së shpejti do të shpallim edhe një konkurs të ri për shkollim specialistik për nevojat e institucioneve shëndetësore private.🥼
ARBEN VITIA- Ministër i Shëndetësisë

