Thu. Oct 15th, 2026

Shaip Kamberi nga “Lista Shqiptare” fton për votim sa më masovik të Dielën tjetër

Kryetari i PVD- së dhe bartësi i listës Koalicioni Shqiptar, Shaip Kamberi, ka filluar takimet me bashkësitë lokale , shoqata kulturore etj ku ka bërë thirrje për dalje sa më të madhe për zgjedhjet parlamentare.

Përfaqësues të Bashkësisë Lokale, Klubit të Tërnocit, shoqatave kulturore “Jehona” dhe “Zëri i Luginës” nga Tërnoci, përfaqësues nga OVL e UÇPMB-së, e në prani edhe të imamit Vesim Avdiu si përfaqësues i Bashkësisë Islame, bashkë me përfaqësues të partive politike, u bëmë sonte bashkë për të diskutuar për rëndësinë e pjesëmarrjes masive në zgjedhjet parlamentare.

Në njërën nga deklaratat e tij të ditëve të fundit, ish-presidenti Aleksandar Vuçiq, mes rreshtash, vazhdoi kriminalizimin e fshatit tonë, duke insinuar se “dihet se për çfarë është i njohur” ky fshat.

Në një frymë të tillë e me një gjuhë të tillë ndaj Tërnocit, nga ai që e ka udhëhequr Serbinë për 15 vite, ne duhet t’i përgjigjemi me masivitet në votë, në mbështetje të Koalicionit Shqiptar.

Kjo është përgjigjja më e mirë ndaj atyre që vazhdojnë neve të na quajnë të ligj, e fshatin Tërnoc ta etiketojnë e kriminalizojnë vazhdimisht.

By admin

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *