Wed. Oct 14th, 2026

Themelohet grupi punues për krerët e UÇK-së në Apel

Qeveria e Kosovës ka themeluar Grupin Punues për koordinimin e çështjeve që lidhen me procedurat e Apelit në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë, duke njoftuar se grupi do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Kurti theksoi se për këtë çështje nevojitet një strategji shtetërore dhe kombëtare, e cila do të mundësonte bashkëpunimin ndërmjet institucioneve, përtej dallimeve politike.

By admin

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *