Takimi mes Albin Kurtit dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, ka përfunduar pa një marrëveshje publike.
Sipas burimeve të mirëinformuara të gazetës Nacionale, Kurti nuk ka pranuar që Ligji për Dhomat e Specializuara të votohet menjëherë në lexim të dytë, duke kërkuar që mes dy leximeve të negociohet çështja e Presidentit.
Pas takimit, PDK-ja ka mbledhur Grupin Parlamentar për të diskutuar zhvillimet dhe hapat e mëtejmë.Deri tani, as Kurti e as Hamza nuk kanë dhënë deklaratë publike për përmbajtjen e takimit.

