Sun. Oct 18th, 2026

Mbahet kuvendi zgjedhor i SHTKK- së, zgjidhet kryesia e re

Preshevë, 17 tetor 2026 – Në Amfiteatrin e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, më 17 tetor 2026, në orën 12:00, u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore (SHTKK) të Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë.

Kuvendin e hapi Dr. Sc. Shpëtim Memishi, kryetar i Kuvendit të Shoqatës, i cili përshëndeti të pranishmit dhe paraqiti propozimin për rendin e ditës. Pas diskutimit, rendi i ditës u miratua me aklamacion.Rendi i ditës përfshinte këto pika:1. Zgjedhja e Kryesisë së Punës të Kuvendit Zgjedhor;2. Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të SHTKK-së;3. Shqyrtimi i raportit të punës së SHTKK-së për vitet 2023, 2024, 2025 dhe 2026;4. Zgjedhja e Këshillit Drejtues të SHTKK-së dhe e kryetarit të Shoqatës;5. Organizimi i konferencës shkencore me temën “Studiuesit e huaj për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe viseve të tjera shqiptare”, e paraparë të mbahet më 24–25 tetor 2026, në orën 11:00;6. Të ndryshme.

Dr. Sc. Shpëtim Memishi rizgjidhet kryetar i Kuvendit për një mandat të ri katërvjeçarMe propozimin e Xhemaledin Salihut, Dr. Sc. Shpëtim Memishi u rizgjodh kryetar i Kuvendit të SHTKK-së për një mandat të ri katërvjeçar.

Ky besim i ripërtërirë përbën një vlerësim për angazhimin e tij në drejtimin e punës së Kuvendit dhe në mbështetjen e veprimtarisë kulturore e shkencore të Shoqatës.Pas rizgjedhjes, Dr. Sc. Shpëtim Memishi paraqiti propozimin për përbërjen e Këshillit Drejtues dhe udhëheqësisë së Shoqatës.

Me aklamacion dhe në mënyrë unanime, u miratua kjo përbërje:

1. Xhemaledin Salihu – kryetar;

2. Remzije Jusufi Rexhepi – sekretare;

3. Sevdail Hyseni – nënkryetar;

4. – Medvegjë;

5. Metali Krasniqi – anëtar;

6. Teuta Mehmeti – anëtare;

7. Xhemaludin Rexhepi – anëtar;

8. Agim Arifi – anëtar;

9. Limon Kadriu – anëtar;

10. Edon Agushi – anëtar;

11. Frashnjit Duraku – anëtar;

12. Sami Agushi – anëtar;

13. Bashkim Jusufi – anëtar;

14. Sejhane Mehmeti – anëtare

15. Selami Mustafa – anëtar.

Kuvendi vlerësoi rëndësinë e vazhdimit të veprimtarisë së Shoqatës në funksion të ruajtjes, studimit dhe promovimit të trashëgimisë historike e kulturore shqiptare, si dhe të nxitjes së krijimtarisë dhe kërkimit shkencor në Luginën e Preshevës dhe më gjerë.

Në fokus përgatitjet për konferencën shkencore. Një pjesë e rëndësishme e punimeve të Kuvendit iu kushtua organizimit të konferencës shkencore me temën “Studiuesit e huaj për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe viseve të tjera shqiptare”, e planifikuar të mbahet më 23, 24 dhe 25 tetor 2026.Gjatë diskutimit u shqyrtuan përgatitjet për konferencën dhe detyrat e anëtarëve të Këshillit Organizativ, me qëllim të sigurimit të një organizimi sa më të mirë dhe të realizimit të suksesshëm të këtij aktiviteti shkencor e kulturor.

Kryetari i Shoqatës, Xhemaledin Salihu, bëri të ditur se përgatitjet për konferencën janë drejt përfundimit dhe shprehu besimin se aktiviteti do të realizohet me sukses, duke kontribuar në pasurimin e njohurive shkencore mbi historinë, kulturën dhe trashëgiminë shqiptare.Konferenca pritet të shërbejë si një mundësi e rëndësishme për të vënë në pah kontributin e studiuesve të huaj në dokumentimin dhe studimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe të viseve të tjera shqiptare.Falënderim për besimin dhe mbështetjen.

Pas rizgjedhjes së tij, Dr. Sc. Shpëtim Memishi shpreh mirënjohjen e tij të sinqertë për besimin e dhënë nga anëtarët e Kuvendit, të cilët e rizgjodhën për një mandat të ri katërvjeçar në detyrën e kryetarit të Kuvendit të SHTKK-së.Ai falënderon të gjithë anëtarët për mbështetjen, bashkëpunimin dhe vlerësimin e treguar, duke e konsideruar këtë rizgjedhje një përgjegjësi të rëndësishme institucionale dhe një motiv shtesë për të vazhduar angazhimin në shërbim të Shoqatës.Dr. Sc. Shpëtim Memishi rithekson përkushtimin e tij për të kontribuar në forcimin e veprimtarisë së SHTKK-së, në mbështetjen e iniciativave shkencore dhe kulturore dhe në ruajtjen e promovimin e trashëgimisë shqiptare në Luginën e Preshevës.

Me frymën e bashkëpunimit, përgjegjësisë dhe përkushtimit të përbashkët, Shoqata synon të vazhdojë misionin e saj në shërbim të kulturës, historisë dhe identitetit kombëtar shqiptar.

Shkroi: Dr.sc.Shpëtim Memishi Preshevë

By admin

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *