Mon. Oct 19th, 2026

Kamberi takon degën e Bujanocit

Shaip Kamberi, kandidat dhe bartësi i listës së Koalicionit Shqiptar ka vazhduar takimet nëpër nëndegët e PVD- së.

Bashkimin e kemi arritur. Tani kemi përgjegjësi ta kthejmë në përfaqësim më të fuqishëm.

Në këto zgjedhje synojmë më shumë se një mandat, më shumë se dy: synojmë tre e më shumë. Sepse kemi punë për të bërë, çështje për të ngritur dhe të drejta për të mbrojtur. Na duhet fuqia për t’i çuar përpara.

Kjo kërkon organizim e mobilizim. Kërkon punë të përditshme, biseda me qytetarët dhe angazhim nga secili prej nesh. Bashkimi na ka dhënë mundësinë. Puna jonë duhet ta sjellë rezultatin.

Me nëndegën e Bujanocit për Koalicionin Shqiptar!

Më 25 tetor, “Koalicioni Shqiptar” 17🗳️.

By admin

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *