Kryetari i komunës së Bujanocit- Arber Pajaziti, ka njoftuar sot se janë Identifikuar autorët e grafiteve në Bujanoc dhe të njejtit po procesohen tek Prokuroria publike.
Nga Stacioni Policor në Bujanoc më konfirmuan se është arritur të identifikohen autorët e grafiteve me emrin e të dënuarit për krime lufte Ratko Mlladiq.
Bëhet fjalë për tre persona: D.I, S.I dhe N.S, me dosje dhe aktivitete të dyshimta.
U njoftova poashtu se ndaj tyre tashmë është inicuar procedurë penale “për dëmtim të pronës publike dhe nxitje të urrejtjes ndëretnike…”.
Dua të njoftoj opinionin se deri tek identifikimi i autorëve erdhi pas bashkëpunimit të komunës me policinë lokale.
Më saktësisht, rezultati kulmoi pas një video mesazhi që më kishte dërguar një qytetar.
Më pas reagimi i policisë ishte i shpejtë dhe për këtë meriton falenderime.
Poashtu falenderime për qytetarin i cili paraqet shembullin se si duhet bashkëpunuar me institucionet për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë neve.
I inkurajoj edhe qytetarët tjerë që për çdo dukuri negative të bashkëpunojnë me institucionet ngase vetëm kështu mund të kemi një ambient të qetë dhe të sigurt!- tha kryetari i komunës së Bujanocit.