Futbollisti i kombëtares së Kosovës Milot Rashica, sot ka marrë ofertë zyrtare nga ekipi italian i Serie A. Bëhet fjalë për Genoan, ku italianët zyrtarisht kanë ofruar 7 mln euro për mesfushorin nga Vushtrria.
Rashica aktualisht është pjesë e ekipit turk Beshiktash dhe kontrata e tij skadon në verën e vitit 2027, por ai nuk po shihet më si opsion në mesfushë.
Vlera e 28 vjeçarit sipas Beshiktash është 8 mln euro, 1 më shumë se sa kanë ofruar italianët.