Tue. Jul 29th, 2025

Kryetari Bujanocit: Kemi siguruar 8.7 mln din nga niveli qendror

Kryetari i komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti ka njoftuar sot se ka siguruar 8.7 mln dinarë nga niveli qendror. Ai tha se Komuna e Bujanocit është përfshirë në mesin e vetëm 10 komunave në tërë Serbinë që kanë përfituar fonde nga Kabineti i ministrit për pajtim për vitin 2025.

Ky është një hap konkret drejt përmirësimit të jetës së përditshme për qytetarët tanë.

Ky rezultat nuk është rastësi, ai vjen si fryt i punës sonë të përkushtuar, planifikimit dhe këmbënguljes që të kursejmë buxhetin komunal dhe të sjellim sa më shumë investime nga jashtë.

Çdo fond që e sjellim në Bujanoc është një dëshmi që kur punohet me zemër dhe përgjegjësi, rezultatet nuk mungojnë.

Ne do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm, sepse Bujanoci e meriton më shumë!-tha Pajaziti.

Related Post