Temë në mediat italiane këto ditë është sulmuesi Kosovar Edon Zhegrova. Interesim për talentin kosovar ka shprehur ekipi i Juventusit.
Gazetari italian, Mirko Di Natale tha se po kërkojnë Zhegrovën si opsjon për të forcuar repartin sulmues, pasi ata kërkojnë një vend në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.
Zhegrova erdhi në ekipin francez në Janarin e vitit 2022 dhe po kalon një sezon fantastik dhe është bërë lojtari kyq në ekipin francez.