Në qytetine Ohrit, është mbajtur turneu më i madh regjional në Ballkan për moshat e reja i quajtur: West Balkan Football Children`s Cup.
Shkolla e Futbollit “Zidane” me trajnerin Muhamet Dragusha, ka përfaqësuar Prishtinën, me grup moshat U9 dhe U11.
Të vegjëlit nga Prishtina në fushën e blertë, mposhtën disa ekipe pjesëmarrëse, dhe ky angazhim i tyre kulmoi me ngritjen e trofeve.
Ajo që ra në sy në këtë turne ishte se ekipet nga Serbia si Partizani, Crvena Zvezda dhe Zvezdica refuzuan të marrin pjesë.
Refuzimi për t’u përballur me ekipe shqiptare nga Kosova, pasoj me ndëshkim, duke i eliminuar tri klubet nga Beogradi. (Botasot)

