Në qytetin e Zagrebit të Kroacisë, sot Distria Krasniqi mori medaljen e artë në garat e xhudos.
Kosovarja me fitoret e njëpasnjëshme dhe bindëse mori vendin e parë.
Ajo ndeshjen e parë e zhvilloi kundër ukrainases Anna Borodina, ndërsa ndeshjen e dytë e fitoi për më pak se një minutë duke eliminuar kroaten Ana Puljiz.
Në gjysmëfinale duelin e fitoi kundër spanjolles Ariane Soler, kurse finalen kundër italianes Odete Giudfrida.
Për Distrinë është titulli i dytë i Evropës për seniore. Ka edhe dy medalje të argjendta evropiane e dy të bronzta, si dhe shumë të tjera në kategori të reja.
Ajo është bartësja e parë në kategorinë deri 52 kilogramë