Kryetari i partisë së lirisë Ilir Meta, në konferencën e fundit për media pasi foli për planet e tij, në fund ai ka folur edhe rreth bashkëpunimit me Partin Demokratike dhe Sali Berishën.
Ai shtoi se opozita duhet të organizohet mirë, teksa theksoi se PL po shkon drejt një rithemelimi.
“Vetë Rithemelimi i Partisë së Lirisë që do të ndodhë në konventën e ditës së shtunë është një reflektim për të përmirësuar të gjitha gabimet e deritanishme të funksionimit të vetë Partisë së Lirisë. Nëse ne ngremë shqetësimin se opozita ka pasur dobësi të theksuara në organizimin e saj, edhe për shkak të regjimit. Ne asnjëherë nuk e kemi përjashtuar veten tonë nga përgjegjësitë që kemi ne. Ne nuk duhet të ndalojmë asnjë sekondë përmirësimin e organizimit tonë në mënyrë që ta shembim këtë regjim të kalbur sa më parë.
Në fund Ilir Meta tha se ka vetëm një kusht për të bashkëpunuar me Berishën:
“Kushti i vetëm është që Berisha të mos bëjë kompromis me parimet e tij dhe regjimin e Ramës. E përshendes doktorin për qëndrimin e tij..besoj se ndryshimi do jetë shumë i fortë”, tha Meta.