Thu. Jun 19th, 2025

Edi Rama paralajmëron takimet me Diasporën

red and black fluid gradient background design

Kryetari i Partisës Socialiste dhe kryeministri shqiptar Edi Rama ka paralajmëruar turin e takimeve nëpër botë. Ai njoftimin e bëri në kanalet zyrtare të tij duke shkruar se qytetet që do ti takoj shqiptarët fillimisht janë: Athina, Milano, Londra dhe Minheni.

Qyteti i parë do të jetë Athina me 12 Maj. Për këtë qëllim në Athinë u ndodh edhe  Sekretari Organizativ i PS Blendi Klosi dhe drejtues të tjerë të PS të cilët patën takime me personalitetet Shqiptare që jetojnë në Athinë. Gjithashtu sipas organizatorëve të eventit, takimi i Kryeministrit do ketë shumë surpriza të këndshme për emigrantët. Me synimin që takimi të jetë një festë për shqiptarët që jetojnë në Greqi, pranë Ramës pritet të përformojnë me muzikën e tyre edhe këngëtare të njohur si Noizy dhe të tjerë.

Related Post