Sot në Tiranë është shpallur qytetar nderi lideri i Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut-Ali Ahmeti.
Në ceremoni mori pjesë edhe kryeministri i Rep. së Shqipërisë Edi Rama.
Në fjalimin e tij ai tha se pa Ali Ahmetin shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk do të ishin sot në ditën e tyre më të mirë në historinë e atij shteti dhe as nuk do të kishin dot një pluralizëm demokratik, aq dinamik brenda perimetrit të jetës së partive shqiptare sa që t’i lejonin vetes edhe shpërfilljen e rrezikut të mbytjes ne lugun e ujit të sherrit për më shumë pushtet, duke nënvlerësuar mundësinë reale të dobësimit politik të faktorit shqiptar.
Rama gjithashtu gjatë fjalimit të tij porositi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut që “ta mbrojnë republikën e tyre nga ndikime të jashtme”.