Këngëtari nga Durrësi Rigels Rajku sot ështe liruar nga paraburgimi që po mbahej tash e disa ditë. Edhepse nuk është liruar ende nga aktakuza, ai pagoi 5 mln lekë Shqiptare si garancion për tu liruar nga paraburgimi.
Me të dalur, Noizy përmes një video ka faleminderuar familjen, shokët dhe të gjithë për përkrahjen dhe në shenjë faleminderimi ka ftuar të gjithë për ditën e Mërkurë më datë 21 Gusht 2024 për një Mega-Koncert në Tiranë në stadiumin Selam Stermasi.
Noizy ishte arrrestuar në një koncert që po mbante në Shëngjin për shkak të një përleshje që kishte ndodhur në qytetin e Pejës disa ditë më parë.