Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot të drejtën e tij për të votuar e shfrytëzoi në qytetin e tij Zajas. Ai në rrjetin e tij social Facebook gjithashtu ftoi të gjithë për të votuar ku tha se me votën tonë kemi shansin historik të vendosim orientimin tonë Euro-Amerikan e ti themi jo Rusisë .
Më poshtë keni shkrimin e tij:
Sot në Zajazin tim shfrytëzova të drejtën demokratike të votës për të lënë gjurmë kontributi në trasimin e së ardhmes europiane.
Me votën tonë kemi shansin historik të vulosim njëherë e përgjithmonë orientimin tonë euro-amerikan, t’i themi JO Rusisë, PO Europës!
Andaj, ju ftoj të gjithëve që të votoni për fitoren e madhe të kauzës sonë europiane!
Uroj proces të mbarë zgjedhor, në frymë plotësisht demokratike dhe europiane!