Thu. Jun 19th, 2025

Zëvendës kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa shpërblen vëllaun e tij me tenderë 25 000 euro

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Visar Memeti ka postuar sot skandalin e radhës në komunën e Preshevës, duke dokumentuar tenderët e përshpejtuar, ku përfitues është vëllau i zv kryetarit të Preshevës- Ragmi Mustafës. Në pyetje janë plot 6 tender, vlera e të cilëve arrin 3 mln din apo afër 25 000 euro.

Shkrimi i plotë i Visar Memetit:

SKANDAL I RADHËS NË KOMUNËN E PRESHEVËS: RAGMI MUSTAFA SHPËRBLEN VËLLAUN E TIJ ME 8 TENDER TË PËRSHPEJTUAR!!!

Më datë 30.05.2025, në cilësinë e këshilltarit të Kuvendit Komunal, u jam drejtuar Administratës Komunale me kërkesë për qasje në informata të rëndësisë publike. Konkretisht, kam kërkuar listën e tenderëve me procedurë të përshpejtuar për vitin 2025.

Sipas tabelës të dërguar nga Administrata Komunale, për koiçidencë, rezulton se 8 tenderët e parë për këtë vit lidhen me zgjerimin dhe rekonstruimin e rrjetit elektrik në lokacione të ndryshme të Komunës së Preshevës. Ku e gjithë kjo na asocion me Ragmi Mustafën dhe vëllaun e tij, i cili është inxhinier i elektros dhe i licencuar për përpilimin e projekt dokumentacioneve të këtij lloji.

Nga kjo rezulton se, me të filluar viti 2025, Ragmi Mustafa i ka ndarë vëllaut të tij 8 tenderë për zgjerimin e rrjetit elektrik, me një vlerë prej jo më pak se 3.000.000 dinarë.

Vlenë të ceket se kompania përfituese është në pronësi të një sërbi nga Vraja, mirëpo në komunën e Preshevës, me këtë kompani operon vëllau i Ragmi Mustafës.

Edhe ky, si shumë skandale tjera, është “inkurajues” për këshilltarët e PVD-së dhe ata të Aleancës që ta mbajnë në jetë ende të pangopurin e Preshevës, Ragmi Mustafën, pasi që ky ka ende për të dhënë për veten dhe të afërmit e tij.

Related Post