Mon. Oct 13th, 2025

Vritet një i ri në Bujanoc, 2 të tjerë në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Bujanocit. Si pasojë e plagëve të rënda të marra nga një therje me thikë në orët e mbrëmjes së djeshme, mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë 18-vjeçari A.M, banor i këtij qyteti.
Gjithashtu raportohet se edhe 2 persona të tjerë janë në gjendje të rëndë dhe po trajtohen në spitalin rajonal të qytetit të Vranjës.

“Po punojmë për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes, për të identifikuar autorin e vrasjes dhe për të hetuar nëse ka pasur edhe vepra të tjera penale kundër jetës dhe trupit të njeriut”, thuhet nga Prokuroria.

Related Post