Kryetari i kuvendit komunal në Preshevë-Agim Sabedini, ka thirruar seancën e radhës të kuvendit komunal. Pika kryesore për këtë ditë është rishikimi i dytë i buxhetit i vitit 2025.
Gjithashtu pika të tjera janë programi vjetor për mbrojtjen, shfrytëzimin e tokës bujqësore të komunës së Preshevës dhe shkarkimi dhe emërimi i një anëtari të këshillit drejtues të Qendrës për Punë Sociale në Preshevë.
Seanca do të mbahet ditën e Hënë, data 20 Tetor 2025, ora 10:00.

