Thu. Jun 19th, 2025

“Takim urgjent” i Presidentit Serb Aleksandar Vucic me Ambasadorin Rus

residenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, ka biseduarsot me ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Bocan-Harçenko, për “çështje urgjente”, siç janë zgjidhjet mëoptimale për Industrinë Naftënxjerrëse të Serbisë dhemodalitetet e reja të bashkëpunimit të mëtejshëm nëdritën e shtimit të presioneve në tregun global tëenergjisë. “Një bisedë e hapur dhe miqësore me ambasadorin Bocan-Harçenko për të gjitha aspektet e rëndësishme të bashkëpunimit mes Serbisë dheFederatës Ruse, ngjarjet aktuale ndërkombëtare dherolin e vendeve tona në kontekstin e ri gjeopolitik”, thaVučić në një postim në Instagram. Vučić theksoirëndësinë që Serbia i jep forcimit të gjithanshëm tëlidhjeve me Rusinë dhe paralajmëroi vazhdimin e bashkëpunimit për fuqizimin e marrëdhënievedypalëshe dhe interesave të përbashkëta, në frymëne miqësisë dhe respektit të ndërsjellë.

Related Post