Thu. Jun 19th, 2025

Sot janë mbajtur zgjedhjet në Bjellorusi

Gjatë ditës së sotme janë mbajtur zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, edhe pse votat janë duke u numëruar por sipas Exit Poll presidenti Lukashenko është gati për ta marrë mandatin e tij të 7-të 5 vjeçar duke i fituar 87.6% të votave.

Sipas SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian këto zgjedhje nuk mund te jenë të lira sepse mediat e pavarura janë të ndaluara në Bjellorusi dhe të gjitha figurat kryesore të opozitës janë burgosur, ose janë detyruar të ikin jashtë vendit.

Related Post