Thu. Mar 26th, 2026

Sociologu Altin Boriçi: Jetojnë në iluzion, e kanë humbur realitetin

Emri PRESHEVË peshon rënd, por ju mos u mashtroni nga vetja, sepse ju nuk peshoni. Presheva është një emër që bart histori, simbolikë dhe ndjeshmëri, por pesha e Preshevës nuk duhet të ngatrrohet me fuqinë reale politike që kanë ata që sot e përfaqësojnë. Politikanët lokalë në Preshevë jetojnë në një iluzion duke besuar se janë faktor të politikës shqiptare në rajon. Në realitet për nga kompetencat apo ndikimi dhe rezultatet Presheva është një komunë e zakonshme, ndoshta edhe më pak e zhvilluar sesa shumë komuna të vogla në Kosovë apo Shqipëri (të jemi të sinqertë nga aspekti institucional). Më e rënda është se kjo mendjemadhësi politike po e mbyt çdo përpjekje për bashkpunim për një platformë të përbashkët dhe për një zë unik.

Pushteti Lokal duhet ta kuptojnë që nuk janë të fuqishëm, sepse nuk kanë mekanizmat e duhur për të qenë të tillë. Janë përfaqësues të një komune që simbolikisht është shumë e madhe, por realisht e lënë pas dore dhe pa mbështetje. Nuk ka asgjë të keqe të jesh komunë e vogël në kapacitet, por është turp të sillesh sikur je epiqendër ndërkohë që nuk mund të zgjidhësh as problemet elementare të qytetit tënd.
Pse mendoj që jetojnë në iluzion ? Duhet ta themi troq jemi të pafuqishëm për të qenë ne faktorë. Nga pikëpamja sociologjike, kjo përbën krizë të përfaqësimit ku përfaqësuesit politikë e kanë humbur lidhjen me realitetin. Në vend që të reflektojnë mbi mungesën e ndikimit, ata e maskojnë atë përmes patriotizmit retorik dhe luftës për protagonizëm në një arenë të vogël.

Ata flasin në emër të një populli që nuk e dëgjojnë, “e përfaqësojnë” një territor që nuk arrijnë ta zhvillojnë, prandaj qytetarët duhet t’i zgjojn nga gjumi sepse janë duke jetuar ëndrrën e të qenurit të fort, fatkeqësisht.

Related Post