Mon. Feb 9th, 2026

Shtesat e fëmijëve, prej sot 30 Euro

Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe Ministri në detyrë i financave Hekuran Murati, kanë njoftuar se janë ekzekutuar shtesat e fëmijëve me rritje.

Nga kjo rritje do të përfitojnë 400 mijë fëmijë. Pra:

  • një familje me dy fëmijë, që ka marrë 40 euro, nga nesër do të marrë 60 euro;
  • një familje me tre fëmijë, që ka marrë 90 euro, nga nesër do të marrë 135 euro;
  • një familje me katër fëmijë, që ka marrë 120 euro, nga nesër do të marrë 180 euro, e kështu me radhë.

Urime të gjithë fëmijëve! T’i gëzoni me shëndet!

Related Post