Shkolla Fillore Prof Ibrahim Kelmendi në Preshevë me leje të Ministrisë së Arsimit ka shkurtuar orarin e mësimit për muajin e Ramazanit.
Këtë njoftim e ka bërë administrata e shkollës përmes rrjetit social Facebook, ky është postimi:
Të nderuar miq të shkollës sonë,
Përshkak të muajit të shenjtë të Ramazanit, shkolla fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë ka shkurtuar orët e mësimit. Kjo është bërë për të lehtësuar mësimdhënësit, punonjësit ndihmës dhe nxënësit që agjërojnë gjatë këtij muaji të bekuar.
Urojmë që ky muaj të sjellë paqe, shëndet dhe begati për të gjithë. 🌙✨