Sot presidentja e Republikës së Kosovës ka takuar kryetarët e partive politike, ku tema kryesore ishte koordinimi për ditën e zgjedhjeve të rregullta parlamentare që do të mbahen fillimin e vitit të ardhshëm.
Liderët e partive opozitare Ramush Haradinaj, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku ishin dakord që data 26 Janar 2025 të jetë dita kur do të votohet.
Në këtë takim nuk është vendosur , por ditëve në vijim presidentja do të vendos përfundimisht dhe do ta njoftoj edhe opinion publik.
Albin Kurti dhe Lista Serbe ishin të vetmit që munguan në këtë takim.