Fri. Jun 20th, 2025

Presidentja Osmani në hyrjen e sallës së Këshillit të Sigurimit: Ose hyjmë bashkë me gratë e dhunuara që i kam me vete, ose nuk hyj as unë

Presidentja e Rep së Kosovës znj Vjosa Osmani Sadriu ka marrë sot pjesë në mbledhje e radhës të Këshillit të sigurimit që po mbahet në New York. Gjatë fjalimit të saj ajo përmendi gjenocidin, luftën dhe në theks të vecant përmendi gratë e dhunuara në luftë nga ana e policisë serbe.

Ajo gjatë fjalimit të saj ktheu kokën pas dhe tha këto janë gratë e dhunuara në luftë në Kosovë të cilat janë këtu me mua e te cilat quhen , Elhame Muqolli, Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi, Shyhrete Tahiri.

Reagimi menjëhershëm ishte i presidentit serb, i cili u ankua pse këto të fundit ishin në salle bashk me presidenten dhe akuzoi organizatorët për këtë gjë.

Burimet e gazetës kosovare Express thonë se këto gra janë penguar që të hyjnë në sallën e Këshillit të Sigurimit, përkundër se ishin të regjistruara.

Burimet thonë se Osmani ka refuzuar të hyjë në sallë pa to dhe ne fund gjithçka shkoi siç duhet,

Related Post