Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Rep së Kosovës , ditën e djeshme ka çertifikuar rezulatet e zgjedhjeve parlamentare të datës 9 Shkurt 2025.
Zyra e presidencës ka njoftuar se seanca konstituive do të thirret në bazë të afatit kushtetutës së Republikës së Kosovës.
E ky ligj thotë se nga dita e çertifikimit të rezultateve maksimum 30 ditë është afati që duhet të mbahet seanca konstituive.
Kujtojmë se Vetëvendosje është partia fituese e këtyre zgjedhjeve, por mbetet të shihet a do ti ketë numrat të formoj qeverinë.