Sun. Oct 12th, 2025

Përpara 177 vitesh u publikua gazeta e parë shqiptare, “L’Albanese d’Italia”

Më 23 shkurt 1848, doli numri i parë i gazetës “L’Albanesed’Italia” (Shqiptari i Italisë). Kjo gazetë mbrojti të drejtat e shqiptarëve, duke paraqitur fakte dhe argumente historike përShqipërinë, me qëllim që opinioni italian dhe më gjerë të njihejme këtë çështje. Në krye të saj ishte figura e shquar e JeronimDe Radës, rilindës i njohur i kohës. Muzeu Historik Kombëtar e përkujton këtë ngjarje të rëndësishme dhe thekson se shtypi iasaj periudhe dha kontribut të madh në fushën shoqërore, kulturore dhe politike gjatë Rilindjes Kombëtare shqiptare. Shtypi arbëresh lindi si një nevojë e domosdoshme për ruajtjen e ekzistencës kombëtare dhe shoqërore të dhjetëra mijërashqiptarëve që u shpërngulën nga trojet shqiptare dhe u vendosën në Itali, veçanërisht pas vdekjes së Skënderbeut nëshekullin XV.

“L’Albanese d’Italia” gjithashtu shërbeu si gazeta e parë qëformoi opinionin publik të komunitetit arbëresh në Itali, duke publikuar gjithashtu lajme nga Shqipëria dhe Ballkani. JeronimDe Rada, shkrimtar arbëresh dhe një nga publicistët më tënjohur shqiptarë, hodhi kështu gurin e parë në themelet e shtypitkombëtar. Pas kësaj gazete, u botuan edhe shumë tituj të tjerë tërëndësishëm për periudhën.

Gazeta ishte një tribunë e fuqishme për të përcjellë mesazhepolitike, shoqërore dhe kulturore, kryesisht në gjuhën italiane, por edhe pjesërisht në arbërisht.

Related Post