Vetëm pak ditë më parë, shefi i kabinetit mohoi kategorikisht se bashkëshorti i Kryetares kishte përdorur veturën zyrtare të Komunës së Preshevës. Por tani, në një përgjigje zyrtare, e njëjta zyrë pranon haptazi se bashkëshorti i saj ka qenë duke vozitur veturën zyrtare!
Për ta arsyetuar këtë keqpërdorim, Kryetarja shkon aq larg sa përfshin edhe familjarët e shoferit të saj në arsyetime emocionale, duke përmendur gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së tij dhe duke pretenduar me një arsyetim sa qesharak aq edhe hipokrit, se komuna nuk ka pasur shofer tjetër në dispozicion. Një justifikim që flet për mungesë totale të profesionalizmit dhe keqmenaxhimit.
Ironikisht, ndonëse e pranojnë përdorimin e veturës zyrtare nga bashkëshorti, tre rreshta më poshtë e quajnë këtë denoncim “spekulim politik dhe i pabazë”. Kjo është hipokrizi e pastër, e papranueshme për një institucion si komuna!
Dhe për ta përmbyllur, kanë guximin të bëjnë thirrje për “shmangie të denoncimeve”, në emër të përgjegjësisë institucionale e njerëzore. Në fakt, përgjegjësia reale do të ishte ndalja e keqpërdorimeve, jo heshtja ndaj tyre!
StopKeqpërdorimeve
Alternativa Për Ndryshim
Preshevë