Policia e Tiranës ka përfunduar operacionin e koduar “Blic 34”, gjatë të cilit janë arrestuar 27 individë të dyshuar për prodhimdhe shpërndarje narkotikësh. Hetimet, të cilat filluan në fillim tëvitit 2025, janë realizuar në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës dhe bazuar në përdorimin e metodave speciale të hetimit.
Gjatë operacionit, janë sekuestruar 3.4 kilogramë kokainë, 150 doza heroinë, 500 doza ekstazi, 12 kilogramë cannabis sativa, 26 telefona celularë, 10 automjete, si dhe 8 armë zjarri (7 pistoletadhe një automatik model 56), 6 armë gjahu dhe 3 armë sportive.
Të arrestuarit akuzohen për shpërndarjen e narkotikëve në lagje, lokale dhe afër shkollave në Tiranë. Për shtatë individë të tjerë, të cilët nuk janë kapur gjatë operacionit, është shpallur kërkim. Ky operacion është pjesë e vazhdimësisë së veprimeve tëngjashme dhe përpjekjeve për të luftuar trafikun dhe shpërndarjen e drogës në kryeqytet.