Të premten, më 10 tetor, do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Kjo seancë do të ketë vetëm një pikë në rend dite – zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.
Sipas njoftimit në faqen zyrtare të Kuvendit, seanca do të fillojë në orën 10:00.
Afati 12-ditor për konstituimin e Kuvendit ka filluar më 8 tetor.