Regjistrimi i popullsisë në Republikën e Kosovën ka filluar më datë 5 Prill 2024.
Regjistrimi po bëhet në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe deri sot ka arritur numri në 1 miljon njerëz.
Këtë e konfirmoi Ylli Shala nga agjencioni i statistikave në një intervistë në Tv Dukagjini.
“Më 1 maj ishte afër 1 milion, 974 mijë e 543 persona. Tash po punojmë intensivisht, sepse i kemi vetëm edhe dy javë, regjistruesit janë në teren. E kanë obligim ta përfundojmë zonën e parë tani zonën e dytë. Regjistruesit janë shumë të mirë të këndshëm”, tha ai.
Gjithashtu Shala bëri apel që të gjithë qytetarët që nuk janë regjistruar, munden që në faqen e ASK-së, t’i marrin numrat kontaktues dhe të komunikojnë me ASK-në për t’u regjistruar.
Regjistrimi popullsisë përfundon më datë 17 Maj 2024.