Thu. Jun 19th, 2025

Në Preshevë fillon grumbullimi i qenëve endacak

Kryetarja e Komunës së Preshevës Ardita Sinani ka njoftuar sot se nga nesër fillon grumbullimi i qenëve endacak në Preshevë.

Shkrimi i plotë:

📢 Njoftim për grumbullimin e qenve endacak 🐕

Të dashur qytetarë,

Ju informojmë se nga data 📅 17.09.2024, do të fillojë grumbullimi i qenve endacak 🛑 në qytetin tonë. Ju bëjmë apel të gjithëve që të kujdeseni për qentë tuaj shtëpiak 🐶 dhe të mos i lëshoni jashtë pa mbikëqyrje 🚫.

Kohët e fundit, qentë endacak janë bërë një shqetësim i madh për sigurinë e fëmijëve 👧👦 dhe qytetarëve 👨‍👩‍👧‍👦. Prandaj, është e rëndësishme që të gjithë të kontribuojmë në këtë proces për ta bërë qytetin tonë më të sigurt ✅ për të gjithë.

Faleminderit për bashkëpunimin tuaj! 🙏

Related Post