Zëdhënësi i KQZ- së, Valmir Elezi, sot ka dhënë një intervistë për Ekonomia Online rreth procesit të rinumërimit që po bëhet në QNR në Prishtinë. Ai tha se varësisht nga gjetjet gjatë rinumërimit në këto 28 komuna, KQZ mund të marrë vendim të ri për rinumërim të vendvotimeve të tjera.
Në vendet ku po rinumërohen ka dallime të theksuara të votave dhe KQZ do të diskutoj seriozisht dhe ndoshta do të rinumërojmë në të gjithë Kosovën.
KQZ pritet të vendos për rinumërim në të gjithë Kosovën, në mbledhjen e radhës që do të mbahet ditën e nesërme.

