Mon. Oct 13th, 2025

Memeti: Takimi i djeshëm i kryetares së Preshevës me Arben Fetain, takim që i ngjanë delegacionit të Likovës se sa vizitë e një zv kryeministri

Visar Memeti- Kryetari i Alternativës për Ndryshim, takimin e djeshëm të kryetares së komunës së Preshevës Ardita Sinanin, me zv kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Arben Fetain, e ka quajtur takim që i ngjanë delegacionit të Likovës se sa vizitë e një zv kryeministri.

Gjithashtu Memeti kritikoi këtë takim, pasi tema kryesore, nuk u diskutua fare- hapja e kufirit Miratoc- Llojan.

Në vend që tema kryesore e takimit të ishte çështja jetike e kufirit Miratoc–Llojan, qenkan diskutuar disa tema ndërkomunale, si IPA fondet dhe bashkëpunimi Preshevë–Likovë–Gjilan, duke anashkaluar problemin real të qytetarëve-përfundoi Memeti.

Related Post